Çitaku e fal aktivisten e VV-së, nuk ngre padi

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 13:48 | Nga

Ambasadorja Vlora Çitaku ka dhënë detaje rreth sulmit me vezë që ia bëri Blerta Avdili, shtetase amerikane, por duket të jetë përkrahëse e Vetëvendosjes.

Ajo përmes një postimi në Facebook fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që i dolën në mbrojtje, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë publike këtë rast.

Çitaku lë të kuptohet se e ka “mëshiruar” këtë vajzë të re, duke mos ngritur padi dhe duke e lutur edhe Universitetin ku ndodhi ngjarja mos ta bëjë një gjë të tillë.

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Së pari faleminderit shumë për mesazhet e shumta.
Më duhet ta sqaroj, as që e kam pas ndërmend ta publikoj incidentin. U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël, e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal.
Më vije keq që ky incident I vogël ka trazuar familjen time në Kosovë.
Poashtu më vije keq që e tëra ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, të cilët nuk po kuptonin çka po ndodhte.
Policia e Denverit erdhi menjëherë. Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze. Nuk pranova të hap rast dhe të ngris padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Universitetin e Denverit mos të bëjë diçka të tillë. Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë asesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm. Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se çka do të thotë të kesh në historik një gjë të tillë.
Unë pajtohem që secili ka të drejtë të bëjë pyetje, të shprehë mendimin, të kritikojë, të kërkojë llogari. Por assesi nuk duhet të sulmojmë dhe të fyejmë njëri tjetrin.
Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme