Çitaku: Nuk ka arkiva të UÇK-së, ky është gabim amatoresk i kësaj qeverie

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova nuk ka arkiva të UÇK-së, dhe se ky është një gabim amatoresk i qeverisë Kurti.

“Kjo nuk është një kërkesë e re e Serbisë, këtë kërkesë Serbia e ka pasur që nga fillimi i procesit të dialogut, dhe gjithmonë ka insistuar në një narracion të ndërtuar se UÇK ka qenë një organizatë kriminale dhe ka pasur në mision të saj vrasjen e civilëve të pafajshëm serb në kuadër të një projekti më të madh dhe pashmangshëm qytetarët serb të pagjetur dhe të vrarë janë produkt i një projekti më madhorë të UÇK-së”.

“Një projekt i tillë , një plan i tillë , një arkiv e tillë nuk ekziston. Kur flasim për arkivat e UÇK-së, ajo çfarë mendon Serbia nuk janë ditarët, uniformat e para, deklaratat për shtyp, ata kur i referohen arkivës, apo dosjeve , i referohen pikërisht kësaj që unë thash një operacioni të planifikuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta asgjësuar popullatës serbe në Kosovë. Ky është një gabim i madh, i pafalshëm , dhe druaj se do të ketë pasoja për Kosovën”, tha Çitaku në Info10, në Kanal10.

Çitaku ka akuzuar Bislimin, për deklaratën e tij, në lidhe me hapjen e arkivave Kosovë- Serbi

“Unë çfarë kam parë ka qenë një deklarim i mjegullt nga zëvendëskryeministri, i edituar herë, pas here, dhe kemi parë, dhe kemi parë deklaratat e Serbisë, triumfale të cilat thonin se më në fund Kosova pranoj ti hap arkivat, te cilat ata i janë referuar që nga fillimi”, tha Çitaku.

Të ngjashme