Çitaku reagon për padinë ndaj Jahjagës: Turpi s’ka kufi, le t’na padisin të gjithave

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:12 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është paditur për shpifje nga familja Berisha nga Suhareka për shkak të deklaratave të saj publike, lidhur me rastin e Shyhrete Berishës. Padia është bërë për shkak se Jahjaga ka thënë se Shyhrete Berisha, “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Ndaj kësaj padie ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila këtë padi e ka quajtur të turpshme, shkruan Gazeta Metro.

“E pa besueshme! Presidentja Jahjaga ka bërë atë që është dashur ta bëjë secili prej nesh. Ftoj gratë që të vendosim në murin tonë deklaratën e Presidentes në mbrojtje të Shyhretës. Le t’na padisin të gjithave pastaj. Turpi s’paska kufi”, ka shkruar Çitaku në një publikim të cilit i ka shoqëruar shkrimin për padinë ndaj Jahjagës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme