Çitaku viziton vendlindjen e ish-presidentit Thaçi: Sot në Burojë, me nanën Hyrë

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar vendlindjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi, në njëvjetorin e transferimit të tij në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Çitaku ka publikuar në Facebook një fotografi me nënën e ish-Presidentit Thaçi.

“Në Burojë, me nanën Hyrë”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, sot është bërë një vit prej kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish deputeti Rexhep Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Të ngjashme