Clinton në zbulimin e pllakës në bulevardin që mban emrin e tij: Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 15:58 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përurimit të bustit të ish-sekretares Madeleine Albright, është bërë zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”, raporton Ekonomia Online.

Ish-presidenti Bill Clinton para të pranishmëve është shprehur se ndihet i nderuar që një shesh në Prishtinë e mbanë emrin e tij.

Clinton ka porositur kosovarët që të vazhdojnë të jenë njerëz të mirë. Ish-presidenti Bill Clinton.

Ai ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them që, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej, të ndërtojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden. Jo të brengosen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren Albright për kontributin e tyre.

“Mirë se keni ardhur president në shtëpinë tuaj, tek populli juaj. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme