Një market rrit çmimet, por “harron” çmimet e lira përfundi

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Pas përhapjes së Coronavirusit dhe ndërmarrjes së masave për parandalimin e kësaj pandemie, disa kompani dhe markete në Kosovë e kanë shfrytëzuar situatën emergjente për të ngritur çmimet e produkteve.

Njëjtë ka ndodhur edhe me kompaninë e mishit ‘Apetit’, mishit të së cilës siç shihet nga disa foto të siguruara nga Portali.info, në marketin ‘Interex’ i është vendosur mbi çmimin e vjetër, një çmim i ri më i lartë.

Mishit të bardhë, i cili më herët kishte kushtuar 3.38 euro, i është vendosur çmimi i ri prej 4.29 euro, duke rritur kështu çmimin përreth 0.90 cent.

Kujtojmë se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur para disa ditëve se deri më tani kanë pranuar mbi 500 raportime për ngritje të çmimeve. 

Të ngjashme