Coronavirusi në Turqi, 37 vdekje, 1529 persona të prekur

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Në Turqi janë regjistruar edhe shtatë vdekje të reja nga Coronavirusi, derisa edhe numri i të prekurve është rritur për 293 persona.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca përmes një postimi në Tëitter ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 3672 testime të reja.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të rinjve që të përmbahen nga daljet në mënyrë që të parandalojnë “transferimin e rrezikut në shtëpi”.

“Qëndroni në shtëpi”, ka thënë ministri turk i shëndetësisë.

Gjatë një konference për media ditën e djeshme, Koca ka thënë se disa nga pacientët e prekur me Covid-19 janë shëruar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Rastet e prekura ishin kryesisht të ardhur nga jashtë vendit, por përmes kontakteve numri i të infektuarve është rritur. Mund të them se virusi tashmë është shpërndarë në gjithë vendin”.

Sipas statistikave të regjistruara deri në mbrëmjen e djeshme, numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Turqi ka arritur në 37, derisa 1529 persona janë të prekur.

Të ngjashme