Coronavirusi rrezikon të sjellë destabilitet në kufijtë e Evropës

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Për Evropën, shoku i brendshëm ekonomik i krijuar nga coronavirusi pritet të përcillet nga shoku i jashtëm i sigurisë për shkak të kolapsit ekonomik në fqinjësi. Për shumë arsye, fqinjët jugorë dhe lindorë të Evropës mbesin me të madhe të cenueshëm prej skenarit të tillë shkatërrimtar.

Këto shtete me të ardhura mesatare – përfshirë Turqinë, Ukrainën, Egjiptin dhe Marokun – meqë nuk përfitojnë prej nismave botërore, si ndihma e lehtësimeve prej programeve të borxhit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që merren më shumë me shtetet më pak të zhvilluara.

Megjithatë, mungesa e burimeve të brendshme për të shmangur me sukses recesionin e thellë është shqetësim në vete. Aversioni në ngritje në tregjet globale ka tkurrur opsionet e ngritjes së borxheve.

Mirëqenia e tyre ekonomike është minuar nga rënia ekonomike e lidhur direkt me coronavirusin, duke shtuar frikën për dislokim ekonomik dhe destabilitet politik.

Evropë me sytë katër

Evropa tani po shikon se çfarë skenari saktësisht të destabilitetit rajonal mund të zhvillohet me qëllim që të rreket për parandalimin e tij. Një rekomandim kyç në Strategjinë globale të BE-së më 2016 ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë ekonomike dhe politike të partnerëve të saj rajonalë.

Por tani, qëndrueshmëria ekonomike e fqinjëve të Evropës qartazi është në rrezik. Një burim goxha i madh për fqinjët jugorë e lindorë të Evropës është turizmi. Më 2018, të hyrat nga turizmi si hise e përgjithshme e eksporteve të përgjithshme të mallrave dhe shërbimeve arritën deri në 41 për qind në Jordani dhe 25 për qind në Egjipt, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së.

Në shifra absolute, të hyrat e Turqisë nga turizmi, përfshirë edhe transportin ndërkombëtar, arrinin deri në 37 miliardë dollarë amerikanë, apo rreth pesë për qind të GDP-së së vendit. Ky burim i rëndësishëm tani pritet të pësojë goditje serioze për shkak të virusit.

Kolapsi i turizmit do të ketë reperkusione të theksuara për qëndrueshmërinë në sektorin e punësimit. Për Jordaninë, Marokun dhe Tunizinë, turizmi ofronte rreth shtatë për qind të shkallës së përgjithshme të punësimit, krahasuar me 308 për qind në shkallë botërore.

Boshllëk kritik

Ky boshllëk kritik në shkëmbimin ndërkombëtar të të hyrave vjen në një kohë kur këto ekonomi po vuajnë edhe për shkak të uljes së qarkullimit botëror të kapitalit. Qarkullimi i kapitalit në tregjet në zhvillim ka pësuar rënie dramatike për shkak të reagimit të menjëhershëm ndaj frenimit të përhapjes së coronavirusit, duke u bërë edhe më shumë presion stoqeve kapitale.

Lira turke, ta zëmë, ka pësuar zhvlerësim prej shtatë për qind vetëm në muajin e fundit kundrejt dollarit. Fqinjët e Evropës pritet të pësojnë rënie dhe të përballen me vështirësi të mëdha për shkak të prishjes së baraspeshave tregtare në eksporte.

Madje, pritet të ketë edhe falimentime në fusha të caktuara tregtare. Fqinjët e Evropës do të jenë në mesin e shteteve më të prekura nga rënia e vazhdueshme e kërkesës së konsumatorit në Evropë, duke pasur parasysh varësinë e madhe nga tregu i kontinentit evropian.

Hiseja e përgjithshme e eksporteve në Bashkimin Evropian përfshin 65 për qind për tregtinë e Marokut, 50 për qind për Turqinë dhe 43 për qind për Ukrainën.

Të ngjashme