Covid-19 ia merr jetën mjekut nga Prizreni

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Doktori Sabejdin Smoni ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Ai kishte qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit qe 40 ditë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka shtuar se i ndjeri ka qenë Specialist i Mjekësisë Familjare.

“I ndjeri është doktor Sebajdin Smoni – Specialist i Mjekësisë Familjare. Ka vdekur prej COVID-19 pas një qëndrimi prej 40 ditësh në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë ElezKurtaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme