CSR Kosova dhe UNICEF-i bashkë për fuqizimin e rinisë së vendit

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 16:37 | Nga

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) dhe UNICEF kanë nënshkruar sot, Memorandumin e Mirëkuptimit, për të bashkëpunuar drejt fuqizimit të rinisë së vendit dhe promovimit të vullnetarizmit në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

Të dyja palët kanë rënë dakord të eksplorojnë mënyrat e përfshirjes së sektorit privat në realizimin progresiv të të drejtave të fëmijëve në Kosovë, dhe do të punojnë së bashku për të kontribuar në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara (UN).

Takimi i sotëm në mes të ekipit të Rrjetit CSR Kosova dhe atij të UNICEF u përcjell me ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit në të cilën palët kanë punuar së fundmi, nga Udhëheqësi i Misionit të UNICEF për Kosovë, Brandao Co, dhe Drejtores Ekzekutive të CSR Kosova, Linda Tahiri Rukiqi.

“Palët do të punojnë së bashku për të kontribuar në misionin e UNICEF-it për realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe rinisë, dhe për të investuar më shumë në aftësitë për jetë dhe punë për rininë Kosovare. Përmes këtij bashkëpunimi, dhe duke ndërmarrë një sërë aktivitetesh që përfshijnë sektorin privat, palët synojnë të kontribuojnë në stabilitetin e vendit dhe prosperitetin në Kosovë”, thuhet në komunikatën për medie të CSR Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme