Curri me shokë dërgohet në Gjykatë nga Njësia Speciale: Akuzohen për mbi 6 milionë euro “Fajde”

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Krimet e mafiozit, Ismet Osmani, i njohur me nofkën Curri, dyshohet se peshojnë mbi 6 milionë euro.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Mentor Maqani, Ilir Bojku, Rrahim Hashim dhe Adil Thaçi janë paraqitur para trupit gjykues.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku pas përfundimit të operacionit të sotëm policorë, Curri me shokë kishte përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 2.5 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milionë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Mentor Maqani, Ilir Bojku, Rrahim Hashim dhe Adil Thaçi janë paraqitur para trupit gjykues.

Operacioni policor i cili kishte filluar në orët e hershme të mëngjesit ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave në lokacione të ndryshme të Kosovës.

“Operacioni policor i koduar ,,DALLGA” ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, nën mbështetjen e Njësive për Reagim të Shpejtë, ku target i veprimeve hetimore dhe bastisjeve kanë qenë shtatë (7) lokacione, prej tyre pesë (5) në regjionin e Prishtinës, një (1) në regjionin e Pejës dhe një (1) në regjionin e Gjakovës”, thuhet ndër tjera.

Personat e arrestuar në krye me Ismet Osmani, Ilir Bojkun, Adil Thaqi, Mentor Maqani, Rrahim Hashimi dhe Adil Thaçi janë personat e arrestuar, ndërsa E. L. dhe Z.J mbetet në kërkim.

“Personat e lartcekur janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme – joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para)”

Në cilësi të provave materiale gjatë operacionit policor janë sekuestruar: para të gatshme prej 10,250.00 €, dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia ), ka bërë të ditur policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, pesë (5) personat e dyshuar tanimë të arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy (2) personat tjerë janë në kërkim policor.

Të ngjashme