D4D: Moskërkesa për punë nga të rinjtë është më e lartë sesa papunësia

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 11:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë moskërkesa për punë nga të rinjtë është më e lartë sesa papunësia, kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) me temën:“Punësimi, kjo sfidë e vazhdueshme: Cilët janë mekanizmat për t’u qasur në tregun e punës”, raporton Ekonomia Online.

E problematikë po del të jetë në punësim edhe qasja në shërbime te gratë, e sidomos në zonat rurale, pasi që shumica prej tyre nuk besojnë se institucionet mund të ju ofrojnë shërbime të caktuara.

Përveç kësaj, problem tjetër është edhe ngurrimi i studentëve për vend të punës.

Kështu ka thënë, Muhamet Klinaku nga Agjencisë së Punësimit për Republikën e Kosovës (APRK), në tryezën e diskutimit të organizuar nga D4D.

Klinaku thekson se luftimi i informalitetit, do ta kishte ulur numrin e papunësisë në vend.

“Janë disa programe të cilat kanë vazhduar edhe gjatë pandemisë, dhe ne si Agjenci operojmë në krejt Kosovën, por ne operojmë edhe te qendrat e aftësimit profesional dhe kjo është me qëllim që me pas shërbim brenda institucionit. Problemet nuk dalin veç për shkak se mungojnë legjislacioni apo politikat por që ndërlidhet edhe me shkathtësinë. Ne e kemi kategori të punë kërkuesve të ndryshëm, shikohet aftësia e tij dhe vendoset në një kategori të caktuar. Nëse kish pas një mekanizëm që e lufton informalitetin numrat e papunësisë ishin ulë. Në momentin që ka filluar pandemia dhe kanë filluar masat e Qeverisë ne për tre muaj e kemi pasur një rritje prej 100 mijë në vitin e kaluar. Shumë gra nuk kanë qasje në shërbime, e sidomos në zonat rurale por janë edhe të pjesëve urbane ku nuk besojnë në institucione që munden me ju ofrua një shërbim të caktuar”.

“Qasja e punësimit të rinjve dhe të grave është e integruar shumë mirë në programin për reformën në ekonomi dhe është i përfshirë në planin për zbatimin e MSA-së”, ka shtuar Klinaku.

Ndërsa, Blerina Ukshini nga D4D, theksoi se më e lartë është mos kërkesa për punë nga të rinjtë se sa papunësia.

“Sa i përket punësimit në vend të dhënat tregojnë për vitin 2020 që ka qenë vit sfidues pasi përballja me pandeminë dhe nuk qëndrojmë shumë mirë me punësimin në vend, kjo sa i përket përfshirjes së vajzave dhe grave. Të rejat dhe të rinjtë që nuk janë në marrëdhënie pune dhe as nuk kërkojnë punë është edhe më e lartë sesa papunësia”.

Të rinjtë po tentojnë me shku në profesione që janë më atraktive.

Elmedina Nikoçeviq-Kurti nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, tha se për të siguruar një vend të punës duhet të punuar pasi që nuk vjen vetvetiu.

E për të gjetur një vend të punës, është e nevojshme edhe një CV e pastër thotë Nikoçeviq-Kurti.

“Punësimi nuk është akt se vjen vetvetiu por për të cilën duhet të punojmë për studimeve, sepse ka student ku vijnë në vitin e tretë dhe nuk ka një CV të pastër atëherë gjasat janë të vogla për të gjetur një vend të punës”.

Ajo thotë se intervista e punës, po del të jetë dështim për studentët pasi që nuk po e kanë përgatitjen e duhur.

“Studentët kanë më shumë interes se si të përgatiten për një intervistë pune, por kur vjen puna me fol aty stagnohen  dhe kjo është pjesa më e vështirë për të kaluar në vendin e punës”.

Shpend Lila nga ICK-ja, po e sheh të nevojshme matjen e tregut të punës se për cilat profesione ka më shumë nevojë shteti.

“ICK-ja mision e ka krijimin e vendeve të reja të punës, sektorit publik nuk ju kanë ndaluar pagat, dhe ne shikojmë me orientuar kah pjesa e ndërmarrësis dhe jo me qenë barrë e buxhetit të shtetit. Duhet të bëhet një matje se për çfarë ka nevojë shteti”.

“Nëse i kanë mundësitë kompanitë mos t’i shtrydhin praktikantët por t’i japin një shumë simbolike për t’i dhënë vullnet dhe një mirënjohje për punën që po e bënë”, tha Lila.

Të ngjashme