D4D ndan çmimet për gazetarë në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar ngjarjen vjetore të shpërblimeve në kuadër të projektit “Leja prindërore për barazi gjinore”, gjatë së cilës ka ndarë tri çmime, për storien më të mirë të shkruar, storien më të mirë audio dhe atë video, raporton Ekonomia Online.

Çmimi për video storien më të mirë iu dha gazetares Nerënxa Jakupi, ai për audio, Bajram Lanit dhe storia e shkruar më e mirë gazetares Dafina Halili.

Ndërsa baballarët, të vlerësuar si baballarët e vitit ishin Veton Kastrati, Enes Toska, Ekrem Lutfiu.

Drejtori i D4D, Shpend Emini, tha se ngjarja e sotme do të duhet të shërbej si thirrje për rishikim nga Qeveria për modelin e propozuar nga ajo dhe që të ofrojnë një model të bazuar në kërkesat e popullatës.

“Gjetjet e D4D tregojnë se 77.8 për qind e burrave dhe grave në Kosovë do të konsideronin  marrjen e lejes prindërore, veçanërisht brezat e rinj. Hulumtimi i fundit ka treguar se 30 për qind e burrave do të merrnin leje prindërore 1-3 muaj në rast se ajo paguhej deri në 70 për qind të pagës bazë, ndërsa 18 për qind do merrnin leje me të njëjtin kompensim deri në 6 muaj, 7.6 për qind do merrnin leje deri në 9 muaj”.

“Politikat për familjet, si leja e lindjes, leja prindërore ndikojnë në zgjedhjet që gratë bëjnë si dhe mundësitë që janë në dispozicion për to në treg të punës. Propozimi aktual në projektligjin për pushim të lehonisë dhe pushim prindëror është diskriminues jo vetëm në raporti të mosinkurajimit të burrave të marrin pjesë në jetën e fëmijëve, por dhe si i tillë sjell pasoja ekonomike duke dekurajuar gratë të mos kërkojnë punë dhe jo vetëm”.

Karin Hernmarck Ahliny, ambasadorja e Suedisë, tha se në shtetin prej nga vjen konsiderohet si stigmë, nëse një baba nuk merr pushim për tu kujdesur për fëmijët, raporton EO.

Në Suedi Konsiderohet si stigmë nëse një baba nuk e merr pushimin për tu kujdesur për fëmijën.  Është mirë për ekonominë që gratë të jenë të lidhura mes vete për treg të punës por edhe  për baballarët që të mësojnë dhe të heqin atë muskulitetin e tyre. Ata e bëjnë kujdesen e fëmijëve dhe kështu duhet të jetë.  Unë e shoh pushimin atësor si lirim të meshkujve. Një gazetar në Suedi pat thënë se ky sistem është i ndërtuar që ata ti fitojnë të gjitha.

Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, tha se është gati e pamundshme që Kosova t’i përkrahë të gjithë fëmijët që do të kontribuojnë në të ardhmen.

“Kalimi nga korniza ligjore në zbatim fillon nga literatura e fëmijëve tanë që u tregon se çka është të jesh burrë, të jesh vajza, grua. Është e vërtetë se me 38% Kosova e ka kaluar stigmën se burri nuk mund të marrë pjesë në pushim prindëror. Takime të tilla duhen të jenë apel për qeverisjen lokale. Është gati e pamundshme që Kosova t’i përkrahë të gjithë fëmijët që do të kontribuojnë në të ardhmen”.

Të ngjashme