Daçiq – ambasadorit amerikan: Në cilën anë të historisë jeni?

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i është përgjigjur  ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili beson se, në lidhje me situatën në Venezuelë, Serbia është në anën e gabuar të historisë.

“Amerikanët janë mu në anën e drejtë duke mbështetur Kosovën. Ne ishim në anën e tyre në të dyja luftërat botërore, dhe ata i harrojnë ata kundër të cilëve luftuan në të dyja luftërat”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.

I dërguari i Ëashingtonit në Serbi, të mërkurën kishte shkruar në llogarinë e tij në Tëitter se Serbia sa i përket krizës politike në Venezuelë është “në anën e gabuar të historisë.”

“Populli venezuelian po vdes nga uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial”, tha Scott. “Më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore kanë qëndruar pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm (Huan) Gvaida.

Daçiq ka thënë më parë se Serbia respekton zgjedhjen e çdo populli në Venezuelë dhe se Serbia nuk është ajo që duhet të përcaktojë se kush është president.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme