KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore, vendimi i Thaçit i papritur

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 18:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhje, menjëherë pas vendimit të presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, i cili shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Me qëllim të përmbushjes dë detyrave kushtetuese dhe ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me përgatitjet e zgjedhjeve në këto komuna.

Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka lënë të kuptohet se vendimi i presidentit Thaçi ishte i papritur.

“Këto vendime janë marrë pa kaluar në këshilla të KQZ-së edhe zgjedhjet janë shpallë sot”, tha Dala.

Në mbledhjen e KQZ-së, Daka njoftoi edhe për datat e fillimit dhe mbarimit të proceseve para zgjedhore. Sipas saj, subjektet politike do të fillojë me 9 prill dhe përfundon me 18, ndërsa fushata zgjedhore nis më 13 maj dhe përfundon me 17 maj.

“Afatet për tubime zgjedhore do fillojmë me 13 maj dhe do përfundojnë më 17 maj. Aplikimi i subjekteve politike do fillojë më 9 prill dhe do përfundoj më 18 prill. Emërimet e komisonenve komunale të zgjedhjeve do fillojë më 15 prill. Certifikimi i listës së votuesve do bëhet me 13 maj mdërsa publikimi i qendrave të votimit do bëhet më 9 maj.”

Orari i anëtarëve të KQZ-së tsni do të zgjatet nga ora 8:00 deri në orën 18:00.

Të ngjashme