Daka: Vazhdoj në KQZ, pavarësisht vendimit të KGjK-së

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 09:32 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, do të vazhdojë ta drejtojë këtë institucion pavarësisht se çka do të vendosë Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) më 5 korrik kur do të votojë për kreun e Gjykatës Supreme.

Daka, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe nëse KGjK-ja vendos që ajo të drejtojë Supremen nuk mund ta lërë KQZ-në pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve.

“Nuk mundem me lanë KQZ-në, duhet me i përfunduar këto zgjedhje deri në certifikim, por nëse vendoset për Gjykatën Supreme, të shohim nuk e di sepse nuk kemi pasur kurrë një situatë të tillë”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdimisht është shprehur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të veprojnë sipas meritokracisë dhe të mos shkoj vetëm me formalitetin e votimit.

“KGJK i ka disa obligime sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me siguri që ata do ta shqyrtojnë aktgjykimin dhe do të veprojnë sipas vendimit të Kushtetueses”, është shprehur Daka.

Të premten KGjK-ja ka vendosur që me 5 korrik të votojë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, pasi që kjo e fundit në qershor e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me të cilin Enver Peci ishte zgjedhur kryetar i Supremes.

Kushtetuesja ka urdhëruar KGjK-në të mbajë proces të ri të votimit, në pajtim me gjetjet e aktgjykimit të saj.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar 5 korrikun si datë për procesin e ri të votimit për zgjedhjen e kandidatit të kryetarit të Gjykatës Supreme, raporton EO.

Në këtë proces do të marrin pjesë 4 kandidatët e përzgjedhur e jo vetëm 3 të parët të cilët janë renditur në bazë të pikëve të Komisionit vlerësues.

Pra, do të votohet mes kandidatëve Valdete Daka, Enver Peci, Nesrin Lushta dhe Erdogan Haxhibeqiri.

Të ngjashme