Dakordohen Zemaj e Ahmeti, s’do të ketë karantinim të Prishtinës – paralajmërohen sanksione

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 11:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pas takimin janë marrë vesh që mos të ketë karantinim të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha se do të marrin të gjitha masat e nevojshme, qoftë edhe kufizimet, por që një gjë e tillë nuk është bërë tani.

Sipas tij, Policia në bashkëpunim me inspektoratet do të jenë në terren dhe personat që nuk i respektojnë masat do të përballen me dënime.

“Po vazhdojmë me bashkëpunim me të gjithë kryetarët e komunave. Kohëve të fundit jemi përballur me një rritje të numrit të rasteve me Covid pozitiv edhe në kryeqytet. Biseduam me kryetarin edhe për një menaxhim më të mirë të situatës. Koordinomin me inspektoratin policinë e inspektoriatin”.

Tutje ai ka thënë se monitorimi i situatës do të bëhet në bazë të dy elementeve.

Sipas tij, Kosova mbetet në listën e vendeve që janë në pozitën më të mirë sa i përket shtrirjes së Coronavirusit.

“Shtimi i mbikëqyrjes, koordinimi më i mirë dhe llogaridhënia për të gjithë neve. Mbajtja e maskës, higjienës është kushti themelor”.

“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”.

“Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë”.

Ndërsa kryetari Shpend Ahmeti, tha se nuk janë të interesuar për karantina. Ai më tej ka shtuar se e ka njoftuar ministrin që do të testohen deri ne 3 000 persona në muajin  nëntor, raporton EO.

“Është një krizë e re. Jemi duke folur për krizë në Evropë që është duke i quar drejt mbylljes. Sot të punojmë bashkë dhe të mos na detyrojnë të bohemi inspektorë. Nuk do të lejojmë grumbullime sa i përket kafeve. Numri i testimeve në Prishtinë është më i madh”.

“Fokusin e kemi që ta ngadalësojmë këtë virus. Sot e kemi sistemin më të mirë të shkollave gjatë pandemisë. Informova ministrin se për muajin nëntor do t’i testojmë 3 000 qytetar të Prishtinës që po bëhet për hulumtim të kuptojmë përqindjen e qytetarëve që kanë pasur Covidin”.

“Po mundohemi të koordinohemi për çdo hap. Koha po bëhet më e ftoftë ndotja më aktuale dhe gripet sezonale do të jenë më aktuale dhe nuk po e dimë çka na pret “.

Të ngjashme