Dalin minatorët e parë që kishin mbetur të ngujuar minierën e Stan Tërgut

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Ekipet emergjentë të ndërmarrjes “Trepça” kanë arritur që të nxjerrin nga horizontet e kësaj miniere minatorët e parë, të cilët kishin mbetur të ngujuar në minierën kryesore të Stan Tërgut.

Rikutojmë se pak minuta më parë, kryesuesi i kësaj ndërmarrje Ardian Syla, ka thëne për gazetën “Epoka e re”, se minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, pasi kanë ventilim dhe ajrosje dhe se janë duke shikuar mundësit alternative përmes një trafostacioni tjetër që ata të nxjerrën nga horizontet.

“Po, ata kanë mbet poshtë pasi ishte ndërrimi i parë, janë jashtë rrezikut për jetë nga informacionet që kemi të gjitha ekipet emergjentë janë atje dhe presim që shumë shpejtë të nxjerrën jashtë dhe të rifunksionalizohet lifti”,  u shpreh Syla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme