Dalin pagat e disa punëtorëve të Postës

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

U.D. Kryeshefi  Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Rafet Jashari, një ditë pas marrjes të detyrës, ka arritur të ekzekutojë pagat e punëtorëve me kohë (kategoria gradat 1-5).

Jashari është duke punuar intensivisht së bashku me menaxhmentin e PK-së që brenda një afati shumë të shkurtë të ekzekutojë pagat edhe për pjesën tjetër të mbetur të punëtorëve, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Fokus kryesor i U.D. Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës në krye me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje publike, do të mbetet stabiliteti financiare i saj”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme