Daut Haradinaj i uron ditëlindjen bashkëluftëtarit: E humbi këmbën, por jo vullnetin për jetë

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj duke i uruar ditëlindjen njërit nga bashkëluftëtarët e tij, ka thënë se në luftën e fundit shumë familje u dalluan me kontribut të drejtpërdrejt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se e tillë ishte familja e Arifsmajlve nga Gllogjani e cila Kosovës i dha dy dëshmorë e shumë të tjerë të plagosur e humbje gjymtyrësh.

“Në historinë tonë në përgjithësi e në veçanti në luftën e fundit, u dalluan shumë familje me kontribut të drejtpërdrejt. E tillë ishte edhe familja e Arifsmajlve (Qerimaj) nga Gllogjani, që Kosovës ja dha dy dëshmorë e shumë të tjerë të plagosur, ku në mesin e tyre dy i humbën këmbët”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se Naimi që sot ka ditëlindjen, e humbi këmbën por jo edhe vullnetin për jetë.

“Naimi që sot ka ditëlindjen e humbi këmbën por kurrë nuk e hupi vullnetin për të jetuar.Urime ditëlindja miku im Naim, edhe shumë tjera!”, është shprehur Daut Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme