Daut Haradinaj në diplomimin e Luanit: Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020.

Një nga 15 kadetët e diplomuar është edhe Luan Haradinaj, biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Axha i Luanit, Dauti e ka uruar atë për këtë sukses në karrierën e tij të hershme.

“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin tij” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.

Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij.

Gepostet von Daut Haradinaj am Montag, 29. Juni 2020

Të ngjashme