Daut Haradinaj për babain e Kadri Veselit: Burrë i nderit, koha e përplasi me shumë vështirësi

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj ka ngushëlluar familjen Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të Fazli Veselit, babait të kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar familjen, veçmas Kadri Veselin.

“Do të kujtojmë gjithmonë si një burrë të nderit e të burrërisë, që koha të përplasi në shumë vështirësi. Ngushëllime mbarë familjes Veseli, e veçmas Kadrisë që padrejtësisht nuk është prezent pranë familjes”, ka shkruar Daut Haradinaj.

https://www.facebook.com/1558607637525692/posts/4009588695760895/?d=n

Të ngjashme