Daut Haradinaj: Rahoveci, krenari e Kosovës

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, e ka quajtur Rahovecin  si krenari e Kosovës.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se Rahoveci po e dëshmon që toka e Kosov është me vlera të larta.

“Respekt familjes Geci dhe gjithë atyre që kulturën e prodhimit të verës po e lartësojnë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj.

Ja postimi i plotë i tij:

Krenaria e Kosovës, Rahoveci, po e dëshmon që toka jonë është me vlera të larta. Respekt familjes Geci dhe gjithë atyre që kulturën e prodhimit të verës po e lartësojnë çdo ditë e më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme