Daut Haradinaj shpërndan pamje të vërshimit të ujërave të zeza në lagjen Dardania në Prishtinë: Pamje të tilla çdo ditë, kanë zhgënjyer qytetarët

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë një video në Facebook përmes të cilës shpreh pakënaqësinë tij për gjendjen aktuale në lagjen Dardania në Prishtinë.

Haradinaj me këtë video mesazh ka shpërndarë pamje në të cilat shihen ujëra të zeza në afërsi të çerdhes së fëmijëve në lagjen Dardania. Ai ka thënë se pamje të tilla çdo ditë nëpër lagje të ndryshme në kryeqytet kanë zhgënjyer qytetarët dhe se rast i tillë është edhe vërshimi i ujërave të zeza në afërsi të çerdhes së fëmijëve në lagjen Dardania në kryeqytet.

Ai ka thënë se pamje të tilla çdo ditë nëpër lagje të ndryshme në kryeqytet kanë zhgënjyer qytetarët dhe se rast i tillë është edhe vërshimi i ujërave të zeza në afërsi të çerdhes së fëmijëve në lagjen Dardania në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Pothuajse çdo ditë, qytetarët të zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kryeqytet më dërgojnë pamje të tmerrshme nëpër lagje të ndryshme. Një rast i tillë është edhe në lagjen Dardania, ku ujërat e zeza kanë vërshuar afër çerdhës së fëmijëve.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/4009842962402135

Të ngjashme