Deçanasi gjendet i vdekur në stallën e bagëtive, nisin hetimet

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Deçani është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ka bërë të ditur policia në raporton 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Hetim i vdekjes-Fsh. Gllogjan, Deçan 03.07.2021 – 06:45. Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme