Dedaj kritikon liderët për darkën: Mos ktheni institucionet në oda burrash

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 10:32 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka hedhur kritika ndaj krerëve shtetërorë për darkën e së dielës e organizuar nga Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në reagimin e tij të publikuar në llogarinë zyrtare në facebook, Dedaj ka thënë se institucionet nuk duhet kthyer në oda burrat pasi të tilla veprime nuk ka bërë asnjë vend i Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Darka e mbrëmshme e cila u mbajt ne Rezidencën Pacolli pati të pranishm 21 burra dhe një grua.

”Odat, dobësim i institucioneve shtetërore dhe imazhit të Kosovës. Institucionet nuk duhet kthyer në oda burrash, sepse këtë nuk e bënë asnjë vend në Bashkimin Evropian as botën demokratike”, ka shkruar Dedaj në profilin e tij në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme