Dedaj: Qeveria të krijojë institucione për t’u zvogëluar numri i aksidenteve të trafikut

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i trafikut, Nol Dedaj, ka thënë që qeveria duhet të vijë me politika dhe strategji të reja kundër shpeshtimit të aksidenteve të trafikut.

“Ajo që është shumë e rëndësishme te aksidentet është që të krijohen institucionet shtetërorhe që duhet patjetër të merren me hetime”.

Dedaj tha që në Kosovës ekziston një Këshill i Sigurisë që i ka vetëm 15 mijë euro në dispozicion dhe funksionin vetëm me dy persona, e që është krejtësisht jofunksional.

“Kosova ka nevojë të krijojë një strategji 10 vjeçare edhe mundësitë e zvogëlimit të aksidenteve”.

“Kombet e Bashkuara e kanë ba një strategji për 2010-2020, tash për 2020-2030. Investohen hiç ma pak se 300 milionë dollarë, dhe shtetet e vogla kanë mundësi me marrë donacione”.

“Aty i kanë kriteret të cilat patjetër duhen me u kriju. Kriteri i parë është edukimi i personave, faktorit njeri.”

“Faktori i dytë sa u përket automjeteve, duhet me e marrë hapin e parë të rifreskimit të automjeteve”.

“E treta, dhe e katërta, me kritetin e pestë ndihma e parë pas aksidentit”.

“Tek ne e kemi pak a shumë të neglizhume edhe që shumica e rasteve duhet me e pasë parasysh që ndihna e parë në rast aksidenti vonohet”.

“Sa i përket policisë, policia është vetëm nji segment i cili e lun rolin e sigurisë në komunikacion, drejtpërdrejt”.

“Politikat e sigurisë rrugore i krijon ministria e Infrastrukturës nuk i krijon askush tjetër”.

“Prej ministrisë aty duhet me u kriju agjencia e pavarur, e pastaj duhet të krijohet institucioni që merret ekskluzivisht me hulumtime”.

Të ngjashme