Deklarata e Ramës për bashkimin Shqipëri-Kosovë, reagon Maja Kocijançiq

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 12:46 | Nga

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra dje nga Edi Rama se nëse integrimi i Shqipërisë në BE venitet, atëherë nuk përjashtohet mundësia e bashkimit me Kosovën.

E pyetur nga “Blic” për deklaratën se “është i mundur bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës”, Koçijançiç tha se duhet të ruhen marrëdhëniet e mira me fqinjët, teksa shtoi se Ballkani ka një të ardhme të qartë evropiane “Siç ka qenë konfirmuar se fundmi edhe nga Këshilli i Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane.

Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Koçijançiç. Ajo theksoi se çdo formë e ndikimit politik është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme