Deklarata e Trumpit për Kosovën, çfarë tha para 17 vjetësh (Video)

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 20:27 | Nga

Kosovarët duket se po frikësohen pa arsye se presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kundër Kosovës.

Por në një video të 17 viteve më parë, ai shfaqet në televizion duke dhënë një deklaratë ku kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tingëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”, thuhet në video.

Ndërkaq, serbët përmes një lajmi që më pas u përgënjeshtrua muajin e kaluar, thanë se Trump u ka kërkuar falje serbëve për ndërhyrjen ushtarake të vitit 99. Por Trump e mohoi këtë lajm.

 

https://www.youtube.com/watch?v=EzTFCte2Qe4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme