Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut shënoi hapin e madh për Kosovën

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:12 | Nga

Para dyerve të Kuvendit, nën rrethimin e forcave policore e ushtarake të Serbisë, 28 vjet më parë, u miratua Deklarata Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 korrikut ishte akti që shënoi hapin historik e institucional të pavarësimit të Kosovës.

Ajo u votua nga 111 deputetë, duke përfshirë edhe ata boshnjakë e turq, një veprim historik i pritur moti, që shprehte aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën dhe me këtë edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme