Del nga koma 3-vjeçari i cili u lëndua te Fakulteti Teknik në Prishtinë

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Trevjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, ka arritur të dalë nga gjendja kome.

Pas intervenimeve në Kliniken Intensive për disa ditë rresht, gjendja shëndetësore e 3-vjeçarit, i cili u zu nga rrethojat në afërsi të shtëpisë së tij, është stabilizuar dukshëm.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë se pacienti është jashtë aparatit të ventilimit mekanik, ku është dërguar në Klinikën Pediatrisë, për trajtim të mëtutjeshëm.

“Fatmirësisht fëmija ka dalë prej gjendjes së komës, ku ka qenë i stimuluar me barna. Është pavarësuar nga aparati i frymëmarrjes dhe gjendja e tij ka qenë stabile sa i përket parametrave vital por që duhet edhe pak kohë për rehabilitim. Ne sot e kemi dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Pediatrisë”, ka thënë Uka.

Të ngjashme