Del para gjykatës kosovari që e therri gruan në sy të fëmijëve

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Këtë të enjte, një kosovar 25-vjeçar do të paraqitet para trupit gjykues në Graz të Austrisë. Ai akuzohet se ka vrarë shoqëruesen e tij me 12 të goditura me thikë. Paraprakisht, ai e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë.

Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me këtë rast është konsumuar edhe alkool. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon e që përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar mikeshën se po e tradhëtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj eskalon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”.

Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, për t’ia shkurtuar vuajtjet, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.

Pas krimit makabër, kosovari personalisht i është lajmëruar policisë, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë. Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike. Mirëpo, ai edhe më herët ka qenë i njohur për dhunën e tij, pasi e kishte lënduar ish të dashurën e tij.

Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësie tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një foshnje tremuajshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme