Del për të shëtitur në Gërmi, qytetarin e grabisin në pikë të ditës

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Një prishtinas ia ka pa sherrin vetes, kur doli për të shëtit në parkun e Gërmisë të Prishtinës, të premten pasdite.

Atë e grabitën tre persona në pikë të ditës, duke e lënë pa 200 euro sa kishte me vete dhe një orë.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte kërcënuar rreth orës 15:15 nga grabitësit dhe me forcë i janë “grabitur 200 euro dhe një orë dore”.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, shkruan në raportin e policisë dërguar medieve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme