Delawie apelon të mbrohen objektet që dëshmojnë të kaluarën e Kosovës

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 09:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Institutit Amerikan të Arkitektëve (AIA) – Evropë, tha se rëndësi të madhe duhet t;i kushtohet mbrojtjes së objekteve të cilat dëshmojnë të kaluarën e Kosovës.

Ai para të pranishmëve ka prezantuar projektet në të cilat Ambasada Amerikane ka kontribuar, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori amerikan ka përmendur kalanë në Prizren, punën e festivalit Anibar në Pejë, si dhe objektin e ri të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

“Prishtina është një qytet interesant që ka ide të shumta njerëz të rijnë. Ka disa vështirësi në infrastrukturën jam i emocionuar për idetë që do të shpalosen në këtë konferencë”.

“Festivalin Anibar në Pejë, organizatorët atje kanë punua atje për mbrojtën publike atje. Duhet me mbrojt  të kaluarën e Kosovës”.

“Ne kemi punuar në restaurimin e kalasë në Prizren. Ka një ndërtesë moderne që do të përfundoj këtë vit. Ne jemi krenar që ndërtesa e ambasadës tonë do të dertohet këtu”.

Carter Hanssen nga AIA  me rasatin e hapjes së konferencës uroi pjesëmarrësit duke shtuar se shpreson që kjo konferencë të krijoj mundësi për të rinjtë si dhe të konstruktohen ide të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e arkitekturës.

Florina Jerliu, profesoreshë e Arkitekturës prezantoi historikun e Prishtinës të ndërlidhur me historikun e objekteve.

Në konferencë “Youth Space and Urban Transformation”, po marrin pjesë 100 arkitektë nga e gjithë bota.

Konferenca është hapur mbrëmë dhe do të vazhdojë për tri ditë.

Të ngjashme