Delawie reagon për incidentin në Potërç të Klinës

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 15:03 | Nga

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar lidhur me incidentin e djeshëm në Potërç të Klinës, ku vizita e një grupi prej 50 serbëve në këtë fshat,  u prit me protesta nga shqiptarët që kishin bllokuar rrugën.

Atje u lëndua edhe një qytetar serb 21-vjeçar.

“Qytetarët e Kosovës duhet të angazhohen për të ardhmen. Të kthyerit duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të sigurt. I gëzuar që Policia e Kosovës e menaxhoi incidentin e Klinës, por kjo nuk duhet të ishte e nevojshme. Dhuna nuk është përgjigje; një përpjekje serioze në pajtim është e nevojshme për të arritur qëllimet e Kosovës”, ka shkruar Delawie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme