Delawie: Shpresoj t’i shoh këtë vit institucionet e Kosovës më të forcuara

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 13:04 | Nga

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka uruar Kosovën në ditën e saj të Kushtetutës.

Në urimin e tij të postuar në Facebook, Delawie thotë të jetë krenar që është pjesë e mbështetjet afatgjate të ShBA-së ndaj Kosovës.

“Urime Dita e Kushtetutës! Krenar që jam pjesë e tregimit të gjatë të mbështetjes së ShBA-së ndaj Kosovës. Shpresoj t’i shoh këtë vit institucionet edhe më të forcuara”, ka thënë Delawie.

Kosova sot shënon vjetorin prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme