Delegacioni i “Fjalës” viziton kompleksin memorial në Turiçicë të Podujevës

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 22-vjetorit të rënies së dëshmorëve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, një delegacion i “Fjalës” ka qëndruar në fshatin Turiçicë të Podujevës, ku bëri lutje pranë varrit të heroit kombëtar Zahir Pajaziti dhe gjithë dëshmorëve të tjerë.

“Jeta e dhe veprimtaria e këtyre burrave të mëdhenj qe nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, është argument dhe porosi për gjitha brezat e rinj se si luftohet dhe vdiset për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, thuhet në një njoftim shtypi të kësaj partie politike.

FJALA me respekt dhe krenari perkujton rënien e këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve tjerë që luftuan për lirinë e vendit tonë dhe kërkon që vepra dhe sakrifica e tyre të mos harrohet por të pasohet dhe çmohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme