Delegacioni i FJALËS vizitoi kompleksin përkujtimor në Reçak

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Reçakut nga forcat paramilitare serbe, delegacioni i FJALËS i kryesuar nga kryetari i saj Gëzim Kelmendi, bëri vizitë në kompleksin përkujtimor të Reçakut.

Masakra e Reçakut është njëra nga masakrat më të rënda në Kosovë, është një dëshmi e krimit gjenocidal të forcave serbe në Kosovë.

Partia FJALA me respekt dhe krenari përkujton rënien e këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve tjerë që luftuan për lirinë e vendit tonë dhe kërkon që vepra dhe sakrifica e tyre të mos harrohet por të pasohet dhe çmohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme