Delegacioni i Kosovës sot qëndron në Bosnje për taksën 100%

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni kosovar sot udhëton për në Bosnjë Hercegovinë , ku do të diskutohet lidhur me taksën 100%.


Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ministri i Tregtisë, Endrit Shala. Ai ka thënë se ky takim do të mbahet në kuadër të CEFTA-s dhe do të mbahet sot.

“Delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tashmë vetëm sa janë nisur për në Bosnje, nesër kanë takim atje. Ky takim është në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s. Marrëveshja e CEFTA-s parasheh konsultime të tilla. Bosnja ka kërkuar nga Republika e Kosovës konsultime ndërmjet dy shteteve anëtare.

Ne ju kemi përgjigjur pozitivisht, kjo nënkupton që delegacioni i organizuar nga ne shkon në Bosnje, ashti siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s. I sqaron Qeverisë së Bosnjës, arsyet se pse Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar që të marr një mas të tillë”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, edhe Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje e Hercegovinës, Mirko Saroviç, ka konfirmuar se pala kosovare ka pranuar negociata dypalëshe, lidhur me vendimin për taksën 100%, transmeton Gazeta Metro.

Siç raporton Sarajevo Times, Sarovic ka thënë se janë bërë përgaditjet intensive për takime dypalëshe në nivel ekspertësh, dhe se çdo gjë po bëhet për të arritur një zgjidhje adekuate./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme