Dema: Pa ndryshimin e UP-së, s’ka ndryshim të Kosovës

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 10:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ për nder të 20-vjetorit të çlirimit ka organizuar konferencën shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”, raporton EkonomiaOnline.

Marjan Dema, rektor i Universitetit të Prishtinës, tha se ky institucion  ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe shënimin e historisë së kombit shqiptar, andaj tha se UP-ja është vendi adekuat për të shënuar 20 vjetorin e lirisë.

“Universiteti i Prishtinës që nga themelimi gati gjysmëshekulli është akter kryesor në historinë tonë, roli i UP-së ka qenë vital, pasi që mori pjesë në çështjet Politike pa të cilat ndërhyrje historia e popullit tonë do të shkruhej ndryshe. Dua të theksoj se UP-ja është shtëpia e të gjitha atyre që e duan Kosovës, pa ndryshimin e UP s’ka ndryshim të Kosovës”, tha Dema.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Eset Sahiti, tha se kjo konferencë shkencore, do të paraqet ngjarjet kronologjike të përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

“Liria dhe çlirimi erdhi pas përpjekjeve për çlirim, 20 vjet pas luftës shprehim nderim për dëshmorët e UÇK- së dhe pjesëtarët e NATO -s. Kjo konferencë ka rëndësi të madhe sepse kumtesat e paraqitura do të paraqesin ngjarjet shumë të rëndësishme për Kosovën” tha Sahiti.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, foli për rolin e UP-së në etapa të ndryshme dhënë për clirimin e Kosovës.

 “Duke kujtuar historinë e lavdishme që nga 10 qershori 1878 së lidhjes së Prizrenit më pastaj lidhjes së Pejës shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, formimit të komitetit për mbrojtjen e Kosovës lidhjes së dyert të Prizrenit, konferencës së Berlinit, demonstratat e 1968, 1981 1089 lëvizjes studentore të 1997 luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri tek lufta e përbashkët të forcave të NATO-s për çlirimin e Kosovës ne kujtojmë kompleksitetin dhe peshën që kishte rruga e jonë deri në çlirim”, tha ai.

Në këtë konferencë njëditore do të prezantohen punime shkencore të studiuesve dhe profesorëve nga universitete të ndryshme si, nga Neë Yorku Profesoresha Anna Di Llellio, Shinasi Rama, ai i Oksfordit Prof. James Pettifer,  nga rajoni Mali i Zi, Shqipëria  Maqedonia profesor  Blerim Reka si dhe nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjilanit.

Në prezantime do të ketë punime shkencore të ndryshme për rrugëtimin e Kosovës deri tek liria dhe pavarësia.

Në këtë konferencë do të paraqiten 50 kumtesa.

Të ngjashme