Demaj: Basri Çapriqi la gjurmë të përjetshme në shoqërin tonë

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 09:25 | Nga

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, ka shpreshur ngushëllime me rastin e vdekjes së poetit dhe profesorit universitar, Basri Çapriqi.

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të çmuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ish-kryetarit të Këshillit Drejtues të UP-së, njëherësh njërit ndër poetët më të mirë të vendit tonë, prof. dr. Basri Çapriqi”.

“Profesor Çapriqi me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë të përjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij do të kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë si profesor për dekada të tëra në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si kryetar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për dy mandate, por edhe si studiues, e si një poet i shkëlqyer”, thuhet në ngushëllimin e rektorit.

“Me mendje e zemër, në këto ditë kaq të hidhura, jemi pranë familjarëve dhe miqve të tij. Pushoftë në paqe shpirti i tij! “, ka shtuar ai.

Të ngjashme