Demaj i ndan mirënjohje shpikësit kosovar

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 13:00 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema sot ndau mirënjohje për profesorin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Shukri Fetahu-t.

Kjo mirënjohje iu dha profesorit Shukri Fetahu si shenjë falënderimi për arritje në fushën e shkencës, i cili pas një pune 15 vjeçare arriti të shpikë një rendiment vendor të grurit, të cilin e ka licencuar dhe patentuar me emrin “Dardania 1”.

Sipas prof. Shukri Fetahu, kjo farë e re e grurit , tashmë kosovare, ka karakteristika të veçanta që e bëjnë atë një varietet shumë të fortë në konkurrencën e tij.

“Profesori i nderuar Shukri Fetahu ka arritur që ta ketë një kultivuar origjinal të patentuar kosovar, pikërisht profesori me këtë rezultat e ka nderuar shumë Universitetin e Prishtinës”, tha Marjan Demaj Rektori i Universitetit të Prishtinës.

 

Të ngjashme