Demaku mendon se Lama nuk i plotëson kushtet për Ambasadore

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 11:30 | Nga

Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku dhe njëkohësisht anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, në një deklaratë për medie ka thënë se Alma Lama nuk është aspak e përgatitur për pozitën e Ambasadores.

Në këtë deklaratë, Demaku ka shkruar:
“Si anëtare e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, jam detyruar ta thyej praktiken qe kam respektuar deri me sot në intervistimet e kandidateve për ambasadore. Kjo si pasoje e sjelljes se zonjës Lama ne intervistë para komisionit.

Zonja Lama nen pretekstin se e paska ofenduar një koleg i imi dhe unë nuk paskam reaguar, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mia në komision.

Unë personalisht jam bindur se ajo nuk është aspak e përgatitur për pozitën ne fjale dhe sjellja e sotme është dëshmi se zonjës Lama i mungojnë aftësitë bazike për te qene ambasadore.
Këto janë pyetjet e mia, e ne raport te komisionit do ta them po të njëjtën. Ky është kulmi i arrogancës”!.

13625384_10153610887760843_6994189102679355933_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme