Demaliaj: Pafajësinë ua dedikojmë bashkëluftëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 15:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkumbin Demaliaj, njëri nga të akuzuarit në rastin “Veteranët”, që gjykata të martën i ka shpallur të pafajshëm, ka thënë se këtë vendim ua dedikojmë të gjithë bashkëluftëtarëve, raporton Ekonomia Online.

Ai në një deklarim për medie pas vendimit të gjykatës tha se ka qenë i bindur që nga fillimi se ai s’ka bërë shkelje ligjore.

“Këtë pafajësi time ia dedikoj të gjithë bashkëluftëtarëve të mi që kanë qenë pjesë e këtyre listave, që nga prokuroria dhe shumë njerëz pa njohur procesin mirë kemi qenë të kryqëzuar. Prokuroria s’ka qenë profesionale në këtë drejtim”, tha Demaliaj, i cili ka qenë edhe deputet i Kuvendit nga radhët e AAK-së.

Ndërsa, avokati i tij, Arinait Koci, tha se me këtë vendim u korrigjua një padrejtësi e madhe.

“Aktgjykimi e korrigjoi një padrejtësi të madhe që ka bërë prokurori i cili ka filluar një hetim në mënyrë jo profesionale. Të liruarit sot janë linçuar nga disa persona me vite të tëra, fatmirësisht kjo përfundojë mirë gjitha vërejtjet tona i ka aprovuar gjykata”, tha ai.

Të akuzuar në këtë rast ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme