Dëme të shumta nga shiu dhe erërat e fuqishme në Obiliq

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Obiliqit, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera në ekonomitë familjare.

Andaj, në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave të komunës së Obiliqit përpos angazhimit të jashtëzakonshëm të ekipeve në teren, është formuar komisionin i cili do bëjë verifikimin e dëmëve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka siguruar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi se përkrahja nuk do të mungoj, ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ofrohet ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë.

“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë, ne do bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar, me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët tanë!“, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme