Demokraci Plus: Komuna e Vushtrrisë më transparente dhe llogaridhënëse

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 13:32 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus ka organizuar tryezë diskutimi, ku është  prezantuar raporti i dytë “Matësi i Performancës në Prokurimin Publik”, raporton Ekonomia Online.

D+  së bashku me USAID-in ka zhvilluar një metodologji të matjes së performancës  të bazuar në gjashtë indikatorë, të cilët përfshijnë: sundimin e ligjit, praktikat e mira, zbatimin e rekomandimeve të institucioneve mbikëqyrëse, transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe konkurrencën.

Isuf Zejna nga Demokraci Plus tha se komunat tani qëndrojnë më mirë sa i përket publikimit të dokumenteve dhe kontratave.

“Ky është raporti i dytë,  në pjesën e dytë mund të vëreni si kanë performuar komuna në 2017 dhe si i kemi në vitin 2018, është pikërisht kjo ku ka disa reforma kryesore në prokurim publik, sidomos në kuptim të transparencës , kemi pothuajse  përmirësim në të gjitha komunat për shkak se ka filluar një numër më i madh i publikimit të dokumenteve  duke përfshi edhe kontrata e prokurimit publik”, tha Zejna.

Drejtoresha e zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina Davis, tha se nga ky projekt ka pasur një rezultat të mirë dhe në këtë mënyrë luftohet edhe korrupsioni.

“USAID është i kënaqur t’i ndihmoj këto evente që komunat po i praktikojnë dhe kjo ka të bëjë me transparencë dhe llogaridhënie dhe kjo përfshinë 5 komuna. USAID dhe ky projekt e ofron një asistencë të përgjithshme dhe dhënia e këshillave i ndihmon këto komuna t’i fuqizojnë kapacitetet dhe të ofrojnë transparencën dhe llogaridhënien. Në këtë raport,  kemi progres më të madh në transparencë  që e vlerëson edhe rrezikun e korrupsionit natyrisht është edhe publikimi planit i prokurimit dhe kontratave që tani janë edhe online”, tha Davis, raporton EO.

Ndër komunat më transparente ka dalë të jetë ajo e Vushtrrisë ndërkaq kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, këtë iniciativë e ka quajtur si të jashtëzakonshme.

“Është diçka e veçantë kur shohim se Komuna e Vushtrrisë është vlerësuar me numrin më të madh të pikëve në kuadër të projektit të komunave transparente efektive dhe llogaridhënëse. Iniciativa për të publikuar kontrata është e jashtëzakonshme për treguar transparencën dhe llogaridhënien por na shërben edhe të gjithë neve se cilat janë mangësitë  e ligjit dhe si mundë të adresohen ne praktik ”, tha Tahiri.

Të ngjashme