Demolli merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar në Stamboll

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 16:53 | Nga

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm i FSK-së, Shkëlzen Sylaj dhe një delegacion i lartë i FSK-së po marrin pjesë në “Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes IDEF 2017” në Stamboll të Turqisë.

Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së, ka zhvilluar takime të rëndësishme dypalëshe  me pjesëmarrës të panairit nga ministritë e mbrojtjes të shteteve të ndryshme.

Po ashtu takime të nivelit të lartë janë mbajtur edhe me zyrtarë dhe oficer të lartë të  ushtrisë së Turqisë. Në këto takime temë e bisedimeve ka qenë rritja  dhe thellimi i bashkëpunimit edhe në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët.

Gjatë panairit ndërkombëtar, delegacioni i FSK-së, ka vizituar prodhimet e ekspozuara të shumë kompanive ndërkombëtare, që po marrin pjesë në këtë panair, me pajisjet dhe teknikën e tyre ushtarake, thuhet në komunikatën e MFSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme