Dëmtohet me armë largpërçuesi që furnizon 2000 familje me rrymë në Vushtrri

Vushtrri | 03 Jan 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

KEDS ka njoftuar se furnizimi me energji elektirke është stabil dhe pa ndërperje, pos në Istog, ku ka prishje si pasojë e erërave të forta. Ekipet janë në terren dhe duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.

Sipas kësaj kompanie në Nadakovc të Vushtrrisë, dy ditë para Vitit të Ri. më 29 dhjetor, persona të panjohur kanë gjuajtur me armë në një shtyllë metalike të tensionit të lartë.

Ata kanë shkrepur rreth 15 plumba, gjysma nga të cilët kanë përfunduar në kabllot e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër në një tabelë për tregim të rrezikut, të cilën duket se e kanë përdorur si tabelë qitjeje.

Kjo ka lënë për një kohë rreth 2000 familje të asaj ane pa energji elektrike, pasi ishte goditur Larpërcuesi Maxhunaj. Fatmirësisht kishte kapacitete të lira dhe mundësi të lidhjes së konsumatorëve në Largpërcusin tjetër, atë të Nadakovcit.Prishje të tilla, pos që paraqesin akte të shëmtuara, janë shumë të vështira edhe të identifikohen. Kjo, pasi largpërcuesit janë me dhjetëra kilometra të gjatë dhe depërtimi i plumbave është bërë në një hapësirë të vogël dhe të ngushtë.

“Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur tek sot ta identifikojnë prishjen dhe ta sanojnë menjëherë ata. Po të mos ekzistonte mundësia alternative, akte të tilla do t’i linin pa energji elektrike për 5 ditë me radhe rreth 10 mijë banorë, pasi dalja e Maxhunajve është ndër më të mëdhatë në Vushtrri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme