Dëmtohet tubi, këto lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” bënë të ditur se duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm aktualisht.

Nga KRUP thonë se arsyeja e mungesës së furnizimit është pasi një është prishur një tub nga investitorët.

“Arsyeja e mungesë së furnizimit me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe është dëmtimi i tubit PE=250mm me një gjatësi L=140 m, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë”.

“Inspekcioni Komunal tashmë është në vendngjarje dhe ka obliguar Investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar.Deri më tash nuk ka asnjë lëvizje nga ana e tyre. Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër”, thonë nga KRUP.

Të ngjashme