Shasha: Zyrtarisht jemi në grupin e shteteve më të korruptuara dhe të paafta për të luftuar krimin e korrupsionin

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Njohësit e çështjeve politike përmes një postimi në facebook ka shkruar se është e vështirë të kuptohet se si në kohën kur SHBA vendos sanksione Milan Radojçiqit, institucionet e Kosovës tërheqin fletë-arrestin ndaj tij.

“Por sidoqoftë, të miresh me kriminelet e veriut është të miresh me bishtin. Kokat e tyre, siç thotë edhe vendimi i SHBA-ve, janë ne Beograd dhe Prishtinë”.

Ai ka shkruar pesë mesazhe nga vendimi i djeshëm i SHBA-ve ku ndër të tjera ka shkruar se Kosova e ka gjetur veten në një grup të vogël dhe famëkeq shtetesh.

“1.Me vendimin e djeshëm të SHBA-ve, Kosova e ka gjetur vetën në një grup të vogël dhe famëkeq shtetesh. Tani këtë grup e përbëjnë Kosova, Kongo dhe El Salvadori. Pra, zyrtarisht jemi në grupin e shteteve më të korruptuar dhe më të paafta për të luftuar krimin dhe korrupsionin”.

“2. Vendimi i SHBA-ve është verdikt mbi mungesën e vullnetit politik në Kosovë për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Siç është cekur edhe në vendimin e SHBA-ve: “Neve do të vazhdojmë të godasim linkun në mes organizatave transnacionale kriminale dhe korrupsionit, në veçanti nga ana e atyre që gëzojnë besimin e publikut”.

“Po ashtu, vendimi është verdikt mbi paaftësinë e organeve të sundimit të ligjit për tu çliruar nga kapja politike në zbatimin e rendit dhe ligjit. Prandaj, vendimi ka nënvizuar se: “Grupet e organizuara kriminale bashkëpunojnë me zyrtarët publik për të mbrojtur vetën nga ndjekja penale.” Kësisoji, vendimi ka legjitimuar edhe deklaratën e ish-prokurorit Sylë Hoxha i cili kishte deklaruar se ka pasur kërkesa për heqjen e fletë-arrestit të Radojciqit”.

“4. Nuk i takoj taborit që mendojnë se politikanët në Prishtinë kanë bashkëpunuar me Radojciqin dhe Veselinoviqin prej qejfit. Këtë akuzë nuk mund të bëjë. Jo, ata kanë bashkëpunuar me Radojciqin prej zorit – prej zorit për të mbetur në pushtet. Pra, para interesit të shtetit dhe të mirës publike, ata kanë vendosur interesat e tyre personal dhe partiak. Dhe në realizimin e synimeve të tyre ata kanë ngritur aleancat me persona të cilët akuzohen për vrasje, vjedhje dhe terror në veriun e vendit”.

“5. Vendimi përshkruan se Veselinoviqi ka ngritur “një rrjet të gjerë korrupsioni” me zyrtarët Kosovar dhe Serb të sigurisë. Pra, në çdo shtet normal vendimi i sotëm do ishte pikënisja e një fushate të thellë spastrimi të zyrtarëve korruptuar brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme